Mbrëmjen e së mërkurës Vlora u trondit nga një atentat me armë zjarri ku mbeti i plagosur shënjestra Kevin Hajrulla dhe u plagos Armand Spahiu, tregtar ambulant i fruta-perimeve.
35-vjeçar i plagosur ka treguar për mediat momentet e atentatit ku ai mbeti plagosur.
Ai thotë se në fillim për të shtënat ka menduar se janë fishekzjarre dhe është shtrirë përtokë dhe kur kanë mbaruar krismat është ngritur, ka marrë një ujë në një tabakino dhe aty ka parë se është plagosur.
Armand Spahiu thotë se dy efektivë të policisë pas ngjarjes e kanë çuar në spital.
“Unë isha në punën time. Nuk mora vesh asgjë ca ndodhi. Unë mendova se ishin fishekzjarre. Pastaj u shtriva në shesh. Kur mbaruan krismat, u ngrita në këmbë, mora një bidon ujë dhe u ula të qetësohesha. Kur u ula pash që isha plagosur. Mora në telefon një efektiv policie dhe i thash që isha plagosur. Më morën me makinë policie e më çuan për mjekim. Në fillim unë mendova se ishin fishekzjarre. Plagosjen nuk e ndjeva në fillim, pas 10 minutash e ndjeva”.
I pyetur nëse ka ndonjë mesazh për dike, Armand Spahiu tha:
“Mesazhi im është vetëm falenderim për Zotin lart që më la të jetoj”.