Një shqetësim i madh është ngritur nga banorët e Njësisë 14, rruga “Astrit Llosha”, ku që prej dy javësh ujerat e zeza kanë dalë nëpër rrugë, duke shkaktuar ndotje dhe rrezik për shëndetin publik.
Qytetarët thonë se kanë kërkuar ndërhyrjen e UKT (Ujësjellës-Kanalizime Tiranë) për të zhbllokuar shkarkimin e ujërave të zeza, por ende nuk ka pasur asnjë veprim konkret.
Sipas denoncimit të qytetarëve, të premten disa punonjës të UKT u kanê “premtuar” ndërhyrje me mjete për të hapur bllokimin, por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë hap.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të UKT-së për të trajtuar këtë situatë alarmante dhe për të shmangur rrezikimin e shëndetit të tyre dhe të komunitetit. Ata bëjnë thirrje për publikimin e këtij shqetësimi, në mënyrë që përgjegjësit të marrin masa dhe të sigurojnë shërbime të shpejta dhe të efektshme për të zgjidhur problemin.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje Ju lutem nese mundeni te publikoni nje shqetesim qe kemi ne lidhje me UKT. Se ka mbi dy jave qe nuk nderhyet per zhbllokimin e shkarkimit te ujerave te zeza. Kane dale ujerat e zeza neper rruge! Faleminderit
Njesia 14 Rruga Astrit Llosha. Ka dy jave
Kjo histori. Kane qe te premten do nderhyet me mjete per ta hapur, po akoma asgje. I merr ne telefon regjistrojne telefonata dhe asgje. Nese na ndihmoni ta publikoni Ndoshta behen te pergjegjshem institucionet. Faleminderit