Një aksident i pazakonshëm ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Shkup – Tetovë kur një autobus ka goditur tufën e lopëve që po lëvizte përgjatë rrugës.
Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale dhe kafshëve të lënduara. Ky aksident, mbrëmë ka shkaktuar bllokim trafiku dhe radhë të gjata të automjeteve në autostradë.
Autobusi i dëmtuar me xhamin e përparmë dhe një lopë e shtrirë në asfalt, dukshëm e plagosur, si dhe lopë që nuk i kanë mbijetuar përplasjes.
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë ka raportuar se për shkak të aksidentit trafiku është devijuar përgjatë rrugës së vjetër nga Shkupi në Tetovë.
Më vonë MPB-ja njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30, kur autobusi me targa të Tetovës, si dhe dy vetura me targa të Shkupit, kanë goditur lopët.
Për një kohë të gjatë shoferët dhe qytetarët në rrjetet sociale paralajmërojnë se kafshët shtëpiake lejohen të lëvizin lirshëm në autostradën Shkup-Tetovë.