Një prind nga shkolla “Dhora Leka” ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij të thellë për mësuese Liljana Kallaverja, e cila këto ditë përmbyll karrierën e saj të gjatë në arsim duke dalë në pension.
Pas dekadash të tëra pune të palodhur, përkushtimi dhe sakrifice, mësuese Liljana ka formuar dhe frymëzuar breza të tërë nxënësish. Figura e saj vlerësohet si një ndër më të rrallat, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e nxënësve dhe komunitetit shkollor.
"Mirënjohje pafund për të, duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë pranë të dashurve të saj," ka shkruar prindi, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së figurës së mësuesit, që sot po përballet me sfida në shoqëri.
Mësuese Liljana Kallaverja do të mbetet një shembull frymëzimi dhe përkushtimi për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.
Në vijim mesazhi i plotë: