Muralja e Marko Boçarit dëmtohet në Sarandë, qytetarët: Provokim grek!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.12.2024, 21:55

Qytetarët e Sarandës dhe bashkisë Konispol kanë ngritur shqetësimin e tyre për dëmtimin e një pikture të heroit Marko Boçari, një figurë e shquar historike me origjinë çame. Në një denoncim publik, banorët kanë dënuar veprimin, duke e cilësuar atë si një provokim nga ana e qytetarëve grekë.

Marko Boçari, i lindur në Karpenesh të Çamërisë dhe i njohur si prijës ushtarak i suliotëve, ka qenë një simbol i rezistencës dhe identitetit shqiptar në këtë zonë. Banorët e konsiderojnë këtë akt si një sulm ndaj trashëgimisë historike dhe kulturore të krahinës së tyre, që mbart një lidhje të ngushtë me historinë çame.

Ata kanë kërkuar ndërhyrje nga autoritetet për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të simboleve që përfaqësojnë historinë dhe identitetin kombëtar. "Kjo gjë është e papranueshme," deklarojnë ata, duke apeluar për mbrojtjen e trashëgimisë historike në këtë rajon.

Në vijim mesazhi i plotë:

Pershëndetje JOQ. Ne, si qytetarë të Sarandës dhe bashkisë Konispol, kemi një ankesë ndaj popullit grek. Siç e shikoni dhe në foton që kemi bashkëngjitur, ne vlerësojmë simbolet tona dhe heronjtë tanë. Personi i pikturuar në këtë rast është Marko Boçari, i lindur në Karpenesh të Çamërisë, dhe që ndërroi jetë më 21 gusht 1823. Marko Boçari ishte me origjinë çame dhe një nga prijësit e suliotëve. Ai ishte një prijës ushtarak në regjimentin shqiptar (çam). Megjithatë, tani grekët vijnë dhe dëmtojnë këtë simbol, që është një shenjë e qartë e lidhjes së zonës sonë, 100% çame, me trashëgiminë dhe historinë e saj. Kjo gjë është e papranueshme dhe kërkojmë që të merren masa për ndalimin e veprimeve të tilla. Faleminderit për mirëkuptimin!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit