Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë, ku dy persona humbën jetën si pasojë e asfiksimit nga rrjedhja e gazit në banesë.
Mësohet se Altin Maksuti ishte rezident në Greqi së bashku me familjen e tij dhe ishte kthyer para disa ditësh i vetëm për të rikonstrukturuar shtëpinë në zonën e “Kodrës së Priftit”.
Së bashku me kushëririn e tij, Vladimir Bengu, kanë qëndruar në shtëpi ditën e djeshme dhe dyshohet se kanë harruar ngrohësen me gaz ndezur, teksa kanë qenë në gjumë.
Familjarët e të ndjerët denoncuan në polici, pasi Altin Maksuti nuk po i përgjigjej në telefon. Kur policia mbërriti në banesën e tyre, gjetën dy trupat e pajetë dhe ngrohësen e gazit të ndezur.
Nuk është ende e qartë nëse ata kanë ndërruar jetë ditën e djeshme apo sot.