Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, rreth orës 17:20, në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën prej asfiksimit nga rrjedha e gazit në banesë.
Bëhet fjalë për qytetarët me inicialet A.M, rreth 47 vjeç dhe V.B, rreth 56 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marije Kraja”.
“Dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.