Korani rrezikon të zhduket, ndalohet për 3 muaj peshkimi në liqenin e Pogradecit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.12.2024, 18:57

Nga data 1 dhjetor, është ndaluar peshkimi në liqenin e Ohrit për të mbrojtur koranin, i cili është në rrezik zhdukje nga peshkimi i paligjshëm. Megjithatë, peshkatarët nuk e kanë respektuar masën dhe kanë vazhduar aktivitetin e tyre. Organizata e Menaxhimit të Peshkimit në Pogradec, me mbështetje nga policia, ka sekuestruar mbi 1500 metra rrjeta peshkimi të paligjshme, që përdoren kryesisht gjatë natës.

Peshkimi është i ndaluar deri më 1 janar, periudhë e cila përkon me riprodhimin e koranit. Pas kësaj date, peshkatarët e licensuar do të mund të peshkojnë vetëm për të mbledhur vezët e koranit për intubim, në zonat e përcaktuara për këtë qëllim. Martin Jaçe nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit shpjegon se kjo është e domosdoshme për ruajtjen e specieve të rrezikuara.

Ndalesa ka ndikuar negativisht në ekonominë e familjeve që merren me peshkim, duke i detyruar ata të kërkojnë punë jashtë vendit, si për shembull në Greqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit