Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.