Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në tokat bujqësore në Fier, pranë spitalit. Policia njofton se trupi i pajetë është i seksit mashkull, rreth 55 vjec. Kanë qënë banorët e rastit ata që kanë pikasur viktimën, të cilët kanë njoftuar policinë.
Pasi kanë mbërritur në vendngjarje ekspertët kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë konstatuar se vdekja ka qënë natyrale dhe në trupin e viktimës nuk ka patur shenja dhune.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së viktimës, dhe identifikimin e tij, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit të Fierit.
vijon...