Tashmë kemi hyrë në vitin e 17 të Agimit që është në burg pa asnjë faj, thotë Ramiz Dauti, familjar i Agim Islamit, të dënuarit për rastin “Alfa”.
Dauti thotë se refuzimi i kërkesës për rigjykim të këtij rasti nga ana e Gjykatës Penale është bërë me arsyetim banal, ndërsa përmend se po i njëjti sistem gjyqësor, ka pranuar ekspertizat që janë bërë në Serbi.
“Po ka pasur raste, ndoshta dhe jo kaq të rëndësishme si rasti i Agimit, por në lidhje me ekspertizë, ka pasur nga Republika e Serbisë dy apo tre raste, nuk i di detalet, por e fundit është e Onkologjisë, ku është pranuar, është marrë, është pranuar kundër palës së akuzuar, por ka qenë gjithçka në rregull, për shkak se Maqedonia nuk ka kushte, nuk ka mjete për të bërë këso ekspertiza, i kanë pranuar nga jashtë, te ekspertiza jonë kanë ngecur prapë”, theksoi Dauti.