Andonovski: Me kërkesë të Mickoskit, janë ndarë 1.5 milionë euro për film dhe dokumentar për Toshe Proeskin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.12.2024, 13:49

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, njoftoi se me iniciativë të kryeministrit Hristijan Mickoski, do të ndahen 1,5 milionë euro për incizimin e filmit për Toshe Proeskin.

Ai tha se ideja ka ardhur nga RMTV-ja dhe është bashkëproduksion nga Maqedonia dhe Ballkani, por se frymëzimin, iniciativën e ka udhëhequr kryesisht kryeministri Hristijan Mickoski, në koordinim me Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Financave.

Andonovski theksoi se do të xhirohet film artistik, një dokumentar dhe një serial televiziv kushtuar jetës së këngëtarit maqedonas Toshe Proeski.

“Projektin do ta bashkëfinancojmë me mbi 95 milionë denarë, në format koproduksioni, dhe mendoj se kjo do të jetë diçka me të cilën do të krenohemi në 2 vitet e ardhshme, së pari në përgatitje, në incizim, do të jetë një përvojë për të gjithë ne. Jam i lumtur që një nga hapat e parë që ndërmerr kjo Qeveri në gjashtë muajt e parë është diçka e tillë, për të përkujtuar, për të lënë gjurmë për brezat e ardhshëm, duke festuar ikonën më të madhe muzikore maqedonase”, shtoi Andonovski.

Burimet financiare do të sigurohen nga buxheti i Maqedonisë përmes Ministrisë së Transformimit Digjital.

Bartës i projektit është Radio-Televizioni i Maqedonisë, si shërbim publik nën autoritetin e ministrisë së udhëhequr nga Andonovski, ndërsa në bashkëproduksion do të përfshihen disa televizione kombëtare nga Ballkani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit