“Teatri i Tetovës”, VLEN: Nuk na befasojnë keqpërdorimet, kanë vjedhur në teatër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.12.2024, 13:47

VLEN në një konferencë për shtyp ka reaguar në lidhje me aktakuzën e Prokurorisë për keqpërdorime të mjeteve financiare në procedurën e ndërtimit të teatrit dhe bibliotekës në Tetovë.

Nga VLEN thonë se nuk janë befasuar me këtë rast, por se janë të zhgënjyer.

“Edhe kësaj radhe nuk u befasuam por u zhgënjyem kur zbuluam që pushteti kaluar dëshmuan se janë hajna të paskrupull që kanë vjedhur edhe në bibliotekë e teatër. Këtë gjë e bëjnë vetëm ata që nuk ia dinë vlerën as librit, e aq më pak teatrit, se jeni të palexueshëm dhe udhëheqësit e shtëpive kulturore i keni mbajtur drejtor për t’u kënduar këngë e valle, ka qenë e ditur edhe më parë, por që në këto fusha keni vjedhur, kjo është e pritshme, por e pahijshme”, u tha mes tjerash në konferencën për shtyp të VLEN.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dje ngriti akuzë ndaj një personi dhe propozim aktakuzë ndaj katër personave të tjerë për keqpërdorime gjatë procedurës së ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Dëmi që i kanë shkaktuar të akuzuarit buxhetit, kap shifrën e mbi 13 milion eurove.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit