Në një segment të Rrugës Muzaket, pranë zonës Don Bosko, banorët vuajnë pushtimin e hapësirës publike nga një biznes lokal. Një qytetar na shkruan duke denoncuar se është prerë një numër pemësh dhe hapësira para lokalit është rrethuar, duke e bërë të vështirë kalimin e këmbësorëve dhe duke zënë një pjesë të rëndësishme të territorit të përdorur nga qytetarët.
Qytetari denoncon se nuk ka tabela informuese që tregojnë se ky aktivitet është miratuar nga autoritetet e bashkisë. Po ashtu, bllokimi i trafikut dhe parkimi i paautorizuar në këtë zonë mbeten problem i përditshëm.
Qytetari shkruan se policia bashkiake është informuar, por ende nuk ka marrë masa për të ndaluar këtë veprim dhe për të siguruar që hapësira publike të mbetet e lirë për përdorim të qytetarëve.
Kjo problematikë nuk vërehet vetëm në këtë lagje, por pothuajse në çdo zonë të kryeqytetit, ku këmbësorët apo prindërit me karroca e kanë të pamundur të kalojnë.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje stafi JOQ. Dua te bej kete denoncim ndaj ketyre masakruesve dhe pushtuesve te hapesires publike te natyres per interesa te tyre personale kane prere pemet dhe kane rrethuar me pa te drejte duke e privatizuar hapesiren para nje lokali dhe kjo esht e pa logjikshme . Eshte e dukshme korrupsioni , indiferenca nga policia bashkiake duke injoruar akesat e banoreve perderisa ndodh ky fenomen dhe jo vetem sepse ka shume problematika te tjera ne kete kompleks qe policia bashkiake nuk i mer ne konsiderat keto ankesa persa i perket parkimit qe behet sipas qejfit etj. Keto jane bere shume shqetesues dhe here pas here krijohen Konflikte dhe fizike sepse te fortet ndihen te fuqishem dhe marin prioritet te bejne si duan çfare duan me mbeshtejen e policise bashkiake pa i interesuar stresi qe shkaktojne ne komunitit. A ju duket e drejte kjo ?! Qe mund te pervetetoje e rrethoje territor dhe mund te beje çfare te duan duke vene dore te pemet e duke zaptuar hapesiren publike?! VJEN POLICIA BASHKIAKE DHE MBYLL SYTE PARA KETIJ FAKTI?! Kur shperfillin ligjet te paret ato qe duhet ti zbatojne ja çfare ndodh nga ato qe i shkelin dhe bejne çfare duan. Dhe shkaktohet bllokimi i trafikut pothuajse gjithe kohen dhe renia e borive esht e bere e zakonshme dhe padurueshme pikerisht sepse ky bisnes ka zene hapsiren qe esht e papranueshme Nuk di te them per cfare e ka mare lejen ,por a egziston leje qe jep te drejten rrethoje ambjete publike!? Un nuk shoh tabela qe bejne te ditur qe aty eshte me leje nga bashkija Asnje Tabele dalluese nga bashkia nuk ka Rrruga Muzaket. Ne Don Bosko”