Shitës fruta-perimesh, ky është i plagosuri i pafajshëm në atentatin ndaj Hajrullës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.12.2024, 13:39

Armand Spahiu, personi që shihni në foto, është shitësi i fruta-perimeve që mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmjes së kaluar në Vlorë ku shënjestër ishte 30-vjeçari Kevin Hajrulla.

35-vjeçari ishte pranë tezgave të fruta-perimeve kur nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur në këmbë. Ai ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të mirë të shëndetësore, ndërsa 30-vjeçari Kevin Hajrulla është transportuar gjatë mesnatës drejt spitalit të Traumës pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

I riu ka marrë plagë të shumta në trup pasi autorët kanë qëlluar mbi 50 në drejtim të automjetit tip “Mercedes Benz”, me të cilin lëvizte. Pas atentatit kanë qenë disa kalimtarë të rastit ata që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit.

3 autorët e dyshuar kanë lëvizur në Vlorë me një mjet tip ‘KIA’ me targa italiane, por këto rezultojnë të vjedhura. Pas atentatit, autorët kanë djegur mjetin e tyre në fshatin Panaja dhe brenda janë gjetur dy kallashnikovët e përdorur për atentatin. Njëra armë është sediljen e pasagjerit në pjesën e parme të makinës, ndërsa tjetra pas. Kjo konfirmon edhe praninë e 3 autorëve, njëri shofer dhe dy qitës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit