Përgjimet nga bisedat/ Mondi do dërgonte djem nga Shqipëria te shtëpia e drejtorit të burgut në Greqi

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 19.12.2024, 12:38

Edmond Perbasha, 44-vjeçari nga Mirdita, i cili drejtonte një grup kriminal nga burgu, kishte planifikuar një sulm ndaj drejtorit të burgut të Janinës. Mediat greke kanë publikuar detaje nga dosja hetimore, përfshirë një bisedë të përgjuar ku diskutohej plani për drejtorin e burgut, ku Perbasha vuante dënimin përpara transferimit në Diavata. Në kuadër të këtij grupi kriminal janë arrestuar 26 persona, mes të cilëve drejtuesi i grupit dhe nipi i tij, ndërsa anëtarët përfshijnë shtetas shqiptarë dhe grekë, ku mes tyre janë përmendur edhe Edmond Perbasha, Klajvert Perbasha, Mario Kojku, Denhendri Kasemi, Amarildo Hajderasi, Ilia Shahini, Evgjenia Lumani dhe një shtetas i mitur me inicialet R. Plaku.

Organizata kriminale funksiononte përmes dy nëngrupeve me role të përcaktuara qartë. Nëngrupi i parë përbënte bërthamën kryesore, duke kryer trafik droge dhe krime të rënda që përfshinin rrezik serioz për jetën e njerëzve dhe shkaktimin e dëmeve materiale të konsiderueshme. Ndërkohë, nëngrupi i dytë, i përbërë nga anëtarë në pozicione më të ulëta hierarkike, vepronte kryesisht në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Athinës juglindore, duke përfshirë Glyfada, Argyroupoli, Voula, Vouliagmeni, Vari, Alimo dhe Koropi.

Nga hetimet e kryera janë zbardhur disa veprimtari kriminale të grupit, duke filluar nga një sulm me zjarr në një dyqan në Marusi në nëntor të vitit 2023, deri te vendosja e eksplozivëve në Peristeri dhe Argyroupoli gjatë vitit 2024. Po ashtu, janë dokumentuar rrëmbimi dhe dhunimi i një personi për shkak të një borxhi financiar, kërcënimet ndaj oficerëve të burgjeve dhe tentativa për vrasje me armë zjarri dhe thikë ndaj dy personave në Nea Smyrni, në tetor 2024.

Gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të operacionit janë sekuestruar rreth 155 mijë euro cash, sasi të mëdha drogërash si kokainë, marijuanë dhe ekstazi, armë zjarri, jelekë antiplumb, makina, motoçikleta, pajisje shpërthyese, si dhe objekte të tjera të dyshuara të përdorura për veprimtari kriminale. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të këtij grupi kriminal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit