“U shtriva barkas sa dëgjova të shtënat”, shitësi tregon për atentatin në Vlorë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.12.2024, 09:23

Një dëshmitar ka rrëfyer momentet e panikut që ka përjetuar gjatë atentatit me armë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Vlorës. Ai ka treguar se sapo ka dëgjuar të shtënat, është shtrirë menjëherë në tokë, pa pasur mundësinë të shihte asgjë nga ngjarja. Sipas dëshmitarit, ai ishte duke parë televizor kur ka dëgjuar krismat dhe është shtrirë barkas për t'u mbrojtur.

"Sa dëgjova një të shtënë u shtriva. S’pashë asgjë. Unë isha duke parë televizor dhe në moment sapo dëgjova krismat, u shtriva barkas", ka thënë qytetari, duke përshkruar frikën dhe panikun e tij.

Ai tha se Armand Spahiu, që mbeti i plagosur rastësisht, punon si shitës frutash-perimesh në një dyqan aty pranë.

Ndërkohë kujtojmë se shënjestër e atentatit ka qenë 30-vjeçari Kevin Hajrulla i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar gjatë natës drejt Tiranës. Autorët kanë qëlluar mbi 30 herë në drejtim të tij dhe disa kalimtarët të rastit e kanë nxjerrë në kohë nga makina dhe e kanë transportuar drejt Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit