Lumi Ishëm është një nga lumenjtë më të rëndësishëm në Shqipëri, i cili kalon përmes zonës më të populluar të Shqipërisë në Tiranë, Kamzë, Krujë dhe Fushë-Krujë po përballet me ndotje alarmante.
Grykëderdhja e lumit Ishëm është shndërruar në një landfill të madh, i cili shtrihet për kilometra buzë detit, duke mbushur bregdetin me qindra ton plastike të sjella nga zona urbane, përfshirë Tiranën.
Grykëderdhja ka marrë pamjen e një landfilli plastike, me mbeturina që mbulojnë plazhin dhe rërën përgjatë bregdetit. Lumi Ishëm është i ekspozuar ndaj ndotjes për shkak të disa faktorëve. S
hfrytëzimi industrial dhe bujqësor është një ndër arsyet kryesore. Lëshimi i mbeturinave dhe substancave të dëmshme, si kimikate dhe pesticide, nga aktivitetet bujqësore dhe industriale ka ndikuar negativisht në cilësinë e ujit. Po ashtu, hedhja e mbeturinave urbane dhe mbeturinave plastike nga banorët gjithashtu është një problem serioz.
Një tjetër faktor është mbingarkesa e ujërave të zeza, të cilat shpesh shkojnë pa trajtim në lumë. Ky kontaminim rrezikon jo vetëm jetën akvatike, por edhe shëndetin e popullsisë që mbështetet tek ky lumë për ujë të pijshëm dhe aktivitete të tjera.
Kjo ndotja alarmante dhe e rrezikshme është një pasojë e sistemit të dështuar të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në ndotjen e lumit dhe të zonave përreth tij.