Kandidati për deputet nga rradhët e AAK-së, Arton Demhasaj, është i bindur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë befasia e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Demhasaj ka thënë se AAK-ja do të ketë një rritje tepër të madhe dhe do të dal shumë mirë.
“AAK-ja ka kaluar në etapa shumë të rënda, kështu që mendoj se AAK-ja në këto zgjedhje do të dalë shumë mirë, madje jam i bindur që do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve me një rritje tepër të madhe”, ka thënë ai.
Më tutje ai u shpreh se shkuarja e Ramush Haradinaj në Hagë ka lënë pasoja në rrugëtimin politik të këtij subjekti.
”Në momentin kur AAK-ja e ka udhëhequr qeverinë me LDK-në Haradinaj është akuzuar dhe ka shkuar në Hagë, madje për herë të parë e dimë se në drejtësinë ndërkombëtare dy herë është kthyer në atë proces që ka zgjatur për 8 vite dhe të gjitha këto normalisht që kanë lënë pasoja në rrugëtimin politik të AAK-së”, u shpreh ai.