Është arrestuar boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku.
Raportohet se Marku është arrestuar mbrëmjen e sotme në Gjermani.
Ndaj boksierit ka qenë në fuqi një dënim me 7 vite burg nga drejtësia greke, ku Marku është akuzuar si i përfshirë në një incident të ndodhur 7 vite më parë në Selanik, për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.
32-vjeçari ka zhvilluar karrierën e tij në Britaninë e Madhe vitet e fundit.