Kërcet kallashi në Vlorë, qëllohet ndaj dy personave

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.12.2024, 22:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen "Cole" të Vlorës.

Raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me kallashnikov.

Një prej të plagosurve është identifikuar si Kejvin Hajrulla.

Forca të shumta policie dh ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa të plagosurit janë transportuar drejt spitalit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që dyshohet për atentat.

Mësohet se autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja dhe kanë djegur automjetin e tyre në autostradën Vlorë-Fier.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit