Banorët e Laknasit po përballen me një problem të vazhdueshëm me ndërprerjen e energjisë elektrike.
Dritat ikin shpesh, gati çdo ditë, duke shqetësuar banorët dhe penalizuar aktivitetet e përditshme si ngrohja, gatimi dhe puna.
Pavarësisht nga telefonatat e shumta drejtuar OSHE-së, banorët marrin gjithmonë të njëjtën përgjigje: Ka defekt. Mirëpo, sa herë që qytetarët kanë shkuar në nënstacion nuk kanë gjetur asnjë punonjës.
Ky problem ka krijuar shqetësim të madh për banorët e Laknasit, të cilët kërkojnë një zgjidhje për të eliminuar ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike.