“Drejtoresha e çerdhes na kërkon para për kondicionerët e prishur”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.12.2024, 21:13

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim nga një nënë, e cila tregon përvojën e saj të vështirë dhe të mbushur me padrejtësi për të regjistruar vajzën e saj pranë Çerdhes nr.1 në Tiranë.

Sipas saj, ndonëse ishte banuese e lagjes, drejtuesja e çerdhes e detyroi që praktikisht të “jepte kafen” për të mundësuar regjistrimin e vajzës. Ajo vëren se, në të njëjtën kohë, çerdhja kishte pranuar fëmijë të prindërve që nuk jetojnë në atë zonë.

Problemet nuk kanë përfunduar me regjistrimin. Ajo tregon se sot drejtoresha i kërkoi bashkë me këshillin e prindërve një shumë prej 30 mijë lekësh të vjetra, duke justifikuar kërkesën me faktin se janë prishur kondicionerët në çerdhe.

"Deri kur prindërit do të jenë të detyruar të paguajnë për probleme që duhet të zgjidhen nga institucionet?" – pyet ajo me të drejtë.

Denoncimi i plotë i nënës:

Përshëndetje JOQ! Kam nevojë të ndaj një shqetësim me ju! Jam një nënë e cila kam hequr një sërë peripecish dhe burokracish fillimisht për të regjistruar vajzën pranë Çerdhes nr.1 në Tiranë! Edhe pse isha banuese e lagjes, deri në momentin që më detyroi praktikisht për t’i dhënë kafen drejtoreshës së kësaj çerdheje, pasi nuk ma regjistronte vajzën, paçka se kishte të regjistruar fëmijë që i njoh prindërit që s’janë fare të lagjes sonë. Për të mos mjaftuar, sot kur dërgova vajzën në çerdhe, më thotë që janë prishur kondicionerët dhe kërkonte 30 mijë lekë të vjetra bashkë me këshillin e prindërve! A mund ta di deri kur prindërit do jenë përgjegjës dhe të detyruar t’u japin lekë këtyre drejtuesve monstruozë? A jam e vetmja që kam shqetësim për këtë drejtoreshë? Të lutem shpërndajeni duke më ruajtur anonimatin, pasi kam hallin e vajzës, ju lutem!🙏🏼”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit