Qytetarët e Elbasanit po përballen me një situatë të vështirë prej një viti për shkak të punimeve për shtrimin e tubave.
Prej muajsh me radhë kanalet e hapura për shtrimin e tubave, janë mbuluar vetëm me dhe, që del nga reshjet e shiut dhe krijon gropa, duke e vështirësuar kalimin e automjeteve dhe duke krijuar trafik.
"Elbasani është bërë si qytet mesjetar dhe përditshmëria është bërë stres. S'e kuptoj pse nuk e asfaltojnë dreqi e mori, ka gati një vit. Se kuptoj pse rruget në Shqipëri duan një vit të rregullohen", shprehet qytetari.
I bëjmë thirrje Bashkisë së Elbasanit të marrin masa të menjëhershme për të përfunduar punimet dhe për të rikthyer qytetin në kushte normale.
Mesazhi i qytetarit:
"Dua të ndaj me ju një shqetësim për qytetin e Elbasanit. Kanë shumë muaj që kanë hapur kanale të gjata dhe të ngushta për shtrim tubash në gjithë Elbasanin dhe kur mbarojnë e mbulojnë, por nuk e asfaltojnë, se pjesa e dheut është heq nga shiu me kalimin e kohës dhe është bërë Elbasani gjithë gropa, tundet makina sa majtas dhe djathtas, krijon trafik. Elbasani është bërë si qytet mesjetar dhe përditshmëria është bërë stres. S'e kuptoj pse nuk e asfaltojnë dreqi e mori, ka gati një vit. Se kuptoj pse rrugët në Shqipëri duan një vit të rregullohen. S'e kuptoj kur këta të Bashkisë shkojnë në zyrë me ca merren. S'e kuptoj që qytetarët kur u pret rrugën, të bëjnë namin, por durojnë me kënaqësi talljet e Bashkisë. Kurrë s'e kuptoj pse nuk ka trysni nga qytetarët nga talljet e Bashkisë. Ju lutem publikojeni se ngelëm t'u ça gomat."