Kevin Hajrulla, i cili ishte objektivi i atentatit të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 30-vjeçari është transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Atentati i mbrëmjes së kaluar ndodhi kur dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të automjetit ku ndodhej Hajrulla. Si pasojë i riu ka marrë plagë të rënda në bark dhe pjesë të tjera të trupit. Përveç tij, ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu, nga të shtënat me armë.
3 autorët e dyshuar kanë lëvizur në Vlorë me një mjet tip ‘KIA’ me targa italiane, por këto rezultojnë të vjedhura. Pas atentatit, autorët kanë djegur mjetin e tyre në fshatin Panaja dhe brenda janë gjetur dy kallashnikovët e përdorur për atentatin. Njëra armë është sediljen e pasagjerit në pjesën e parme të makinës, ndërsa tjetra pas. Kjo konfirmon edhe praninë e 3 autorëve, njëri shofer dhe dy qitës.
Policia e Vorës ka ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit, në hyrje dalje, pas atentatin e ndodhur një natë më parë. Ndërkohë kontrolle janë duke u ushtruar në disa banesa të ndryshme në qytetin e Vlorës.
30-vjeçari është kushëriri i Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si "i forti i Vlorës". Inez Hajrulla është një emër i njohur për policinë, pasi i ka shpëtuar disa atentateve në Vlorë. Ai ka qenë shënjestër e dy atentateve, në vitin 2017 dhe 2019. Po ashtu, Inez Hajrulla ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe është akuzuar për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013.