Dje Llalla, sot Dumani, pse nuk hetohet për pastrim parash në Shqipëri Klodian Allajbeu?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.12.2024, 14:57

Klodian Allajbeu, pronar i Spitalit Amerikan dhe aktor kryesor në disa kompani të fuqishme në sektorin shëndetësor, është denoncuar në mënyrë të vazhdueshme nga JOQ Albania për vjedhjen e parave publike me ndihmën e titullarëve të shëndetësisë ndër vite.

Megjithëse denoncimet kanë qenë të shumta, mbetet e paqartë se sa e vendosur është drejtësia shqiptare për të hetuar skemaxhiun e pastrimit të parave dhe manipulimit të tenderave.

Në investigimet e JOQ denoncohet haptazi përfitimi korruptiv i Spitali Amerikanit, fitimi klientelist në mënyrë të përsëritur nga kontrata të mëdha publike, shpesh në rrethana të diskutueshme, ku procedurat e prokurimit janë anashkaluar.

Drejtorë dhe zyrtarë të lartë, si Altin Dumani në krye të SPAK dhe Ardian Llalla në të kaluarën, nuk kanë ndërhyrë për hetimin e këtyre skandaleve të joshur nga thasët e mëdha të parave të Allajbeut.

Mungesa e hetimeve të thella për këtë aktakuzë për pastrim parash të Allajbeut në Shqipëri, sikur në Kosovë ku tashmë është vënë nën lupën e drejtësisë për pastrim parash, tregon një dobësi serioze të sistemit të drejtësisë shqiptare dhe një kulturë të rrënjosur të mosndëshkimit.

Klodiani duket se ia ka hedhur paq në Shqipëri duke ndarë disa nga miliardat e tij me çdo paraardhës e pasardhës të organeve të hetimit në vendin mëmë ku ka vjedhur pa iu dridhur qërpiku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit