47-vjeçari në Berat vdiq nga masivi i gurëve, punonte i paregjistruar dhe pa kushte sigurie

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 18.12.2024, 14:11

Një 45-vjeçare është arrestuar në Berat lidhur me ngjarjen tragjike ku një punonjës humbi jetën pasi u godit nga një masiv guri në zonën e kalasë. Shtetasja e arrestuar është investitorja e subjektit ku po punohej. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme gjatë punimeve për rikonstruksionin e një objekti.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, administratorin dhe drejtuesen teknike të firmës së ndërtimit, të moshës 53 dhe 41 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, punonjësi i ndjerë punonte i paregjistruar dhe ngjarja ka ardhur si pasojë e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit