Një muaj nga vrasja e Martinit, prindërit me lot në sy: Manastirliu të dorëhiqet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.12.2024, 14:23

Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra pranë shkollës "Fan Noli" më 18 nëntor, kanë protestuar para Ministrisës së Arsimit pasi sot është shënuar një muaj nga ngjarja tragjike.

Marshimi i prindërve të 14-vjeçarit dhe jo vetëm, nisi nga shkolla ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe përfundoi te Ministria, pasi njëzëri ata kërkuan dorëheqjen e Ogerta Manastirliut, ministres që mban postin që prej

Me lot në sy, Angel dhe Florina Cani kërkuan dorëheqjen e Manastirliut dhe ndëshkimin e fajtorëve ashtu siç duhet dhe e parashikon ligji. Me zërin që i dridhej, mamaja e Martinit tha se ministrja nuk i ka shprehur as ngushëllimet për ngjarjen tragjike dhe nuk ka marrë në kohë masat e duhura për parandalimin e saj.

Ajo tregoi me lotësh vuajtjet dhe sakrificat për rritjen e Martinit duke i plotësuar të gjitha kushtet dhe dëshirat, edhe pse ato iu prenë në mes.

“Të japë dorëheqjen ai që nuk është i aftë për punën. E kam rritur me vuajtje kam qëndruar pa punë vetë vetëm që ta rris dhe ta edukoj Martinin. Por ma morën, ja morën ëndrrat. Ma morën shpresën, më morën jetën gjtoihçka kisha. Kërkojmë me thellësinë e shpirtit të japin të gjithë dorëheqjen, nga dera e shkollës tek Edi Rama, kushdo që nuk e mbrojti Martinin. Ishte një fëmijë i buzëqeshur, nuk kam fjalë ta përshkruar. Ishte i veçantë, kishte ëndrra të mëdha, shkonte çdo ditë në ndeshje, kishte ëndrra thoshte “Do të bëhem si Ronaldo”. Nuk ishte ashtu si shkoi kjo historia, vetëm lot kam, vetëm qaj dhe rënkoj. Ku janë nënat, nuk jam vetëm nëna e Martinit, por e gjithë fëmijët. Zemra ime është e thyer, por Martinat e tjerë të mbrohen.

Dua dorëheqjen e ministres me çdo kusht, drejtoria e shkollës, mësuesja kujdestare, që nuk më telefonoi dhe më thoshte se Martini është shembullor. Nuk më mori në telefon, kishe parandalim për ata dy fëmijë. Po parandalimi vjen tek dera e shkollës, nuk bënë asgjë për Martinin dhe për Marionin që nuk i ndanë. Për autorin nuk dua të them gjë, ai ishte fëmijë si fëmija ime. Por kjo mund të parandalohej, Dua dorëheqjen e të gjithë atyre që nuk më njoftuar, mësuesja kujdestare nuk më njoftoi që kishin grindje. Dua drejtësi për Martinin dhe Luisin. Falë zotit që ma fali Lusin sepse ai është edhe fëmija im tani”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit