Gjyla i ARRSH i jep 33 MILIARD Lekë Rrok Gjokës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.12.2024, 13:42

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), nën drejtimin e Genti Gjylës, është i përfshirë në disa tendera problematikë që kanë shkelur Ligjin e Prokurimeve Publike.

Para se të jepte 20 Miliard Lekë për Pëllumb Salillarin, Gjyla i ka dhënë 33 MLD Lekë oligarkut Rrok Gjoka.

Tenderi me objekt “Rehabilitimi i rrugës Fier – Kthesa e Patosit – Frataj” ka shpallur fitues kompaninë Gjoka Konstruksion ndërsa operatorët e tjerë pjesëmarrës janë skualifikuar.

Në dokumentet zyrtare të prokurimit theksohet se është procedurë “e hapur mbi kufirin e lartë monetar”. Sipas hulumtimeve, skualifikimi i të gjithë operatorëve konkurrues, përveç fituesit, ka ndodhur me dyshime për një mungesë transparence dhe favorizim të Gjoka Konstruksion, një kompani që ka përfituar edhe më parë projekte të mëdha publike në kushte të ngjashme.

PSE NUK VJEN HETIMI?!

1.Fakti që oferta fituese nuk është më e ulëta në procesin e tenderimit ka ngritur pyetje mbi arsyetimin e skualifikimit të të tjerëve, një praktikë që bie në kundërshtim me parimin e konkurrencës së ndershme të sanksionuar në ligjin e prokurimeve publike.

2.Vlera e tenderit, që arrin në një shifër të jashtëzakonshme prej mbi 33 miliardë lekësh, ngre debate mbi koston dhe përfitimet reale të projektit.

ARRSH nuk ka dhënë ende shpjegime të qarta mbi bazën e skualifikimeve të operatorëve të tjerë, kompani të oligarkëve të tjerë shqiptarë.

Kontrata 2-vjeçare e parashikuar për realizimin e projektit duhet të monitorohet rreptësisht, për të siguruar që fondet publike të përdoren sipas parimeve ligjore dhe për interesin e qytetarëve shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit