Një situatë alarmante ka shpërthyer në Fshatin Jube, Durrës, ku koshat e mbeturinave janë shkatërruar dhe krijojnë një rrezik të madh për punëtorët e mbeturinave dhe kalimtarët. Një qytetar na shkruan dhe përmes disa fotove tregon se mbeturinat janë hedhur në mënyrë të pakontrolluar, duke shkaktuar ndotje dhe rrezikshmëri për shëndetin e qytetarëve.
Qytetari thotë se punëtorët që merren me mbledhjen e mbeturinave janë helmuar e sëmurur për shkak të kushteve të vështira të punës, ndërsa banorët e fshatit janë detyruar të hedhin mbeturinat vend e pavend.
Banorët kërkojnë masa urgjente për të parandaluar pasojat dhe për të mbrojtur si punëtorët e mbeturinave, ashtu edhe kalimtarët që kalojnë në këtë zonë.
Mesazhi i plotë:
“Kjo foto esht bere ne Fshatin Jube Durres Kjo esht nje katastrrof e vertet punetoret e mbeturinave jan helmuar jan smuar sepse ktu koshat jan shkaterruar jan prishur edhe fshtatret jan detyruar ti hedhim mbeturinat vend e pavend duhen mar masa te menjehershme sepse esht nje rrezik dhe per kalimtaret jo vetem per punetoret e mbeturinave Ju lutem publikojeni kto foto sepse esht me te vertet nje rrezik imadh per ne kjo katastrrof.”