Rakip Suli nuk zbythet! Stadiumi i Kamzës do prishet për bashkinë e re, godina e vjetër jepet për pallate

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.12.2024, 13:47

Në prill të këtij viti, Rakip Suli, kryetari i Bashkisë Kamëz shpalli tenderin për prishjen e stadiumit të qytetit me sipërfaqe 13.000 m2 dhe ndërtimin e godinës së re të bashkisë.

Asokohe, Bashkia e Kamzës njoftoi Agjencinë e Prokurimeve Publike për tenderin "për hartimin e projektit për ndërtimin e një godine 3 katëshe dhe me 1 kat parkim nën tokë". Për prishjen e stadiumit, Rakip Suli u arsyetua me kushtet e papërshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive, ndërsa për godinën e re, ai tha se ajo do plotësojë kapacitetet dhe nevojat e bashkisë dhe vizitorëve të saj.

"Për të plotësuar nevojat e bashkisë por edhe të vizitorëve të bashkisë propozohet parkim nëntokësor me sipërfaqe 3.000 m2. Godina e propozuar bashkiake ka një sipërfaqe prej 1.664 m2 të ndarë në tre kate, edhe 318 m2 bodrum".

Vlera e tenderit me objekt “ndërtim i parkimit me 1 kat nëntokë, objekti 3 kat i bashkisë dhe rehabilitimi i sheshit” ishte 82 milionë lekë. Por pak ditë më vonë Agjencia e Prokurorimit Publik la gjithë planin e Sulit në letër duke anuluar tenderin "për shkak se dokumentet përmbanin gabime ose mangësi të rëndësishme”.

Rakip Suli bën “prapa-kthehu”, anulohet tenderi për

Anulimi për këto arsye nuk ia kanë zbehur aspak 'vullnetin' Rakip Sulit i cili nga prilli e deri më tani ka "punuar fort" dhe i është rikthyer sërish idesë për prishjen e stadiumit të Kamzës dhe ndërtimit të re të godinës së bashkisë për të.

Pak ditë më parë, ai ka dorëzuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike tenderin e ri për "për ndërtimin e parkimit me 1 kat nëntokë objekti 3 kate të bashkisë Kamëz dhe rehabilitimi i sheshit". Për këtë tender Bashkia Kamëz ka parashikuar të shpenzojë sërish 82 milione lekë të vjetra.

Por nëse plani i Rakip Sulit duket normal dhe i nevojshëm për bashkinë dhe kamzalinjtë, e vërteta duket se është ndryshe. Burime pranë Këshillit Bashkiak të Kamzës kanë treguar për JOQ ALBANIA se synimi i vërtetë i planit është pasurimi i oligarkëve me ndërtimin e pallateve të reja në sipërfaqen ku ndodhet aktualisht godina e Bashkisë Kamëz.

Me një zinxhir veprimesh, Rakip Suli ka vendosur prishjen e stadiumit të Kamzës dhe ndërtimin e stadiumit të ri në Valias me vlerë 2.5 milionë euro. Pas kësaj, godina e Bashkisë Kamëz do prishet dhe do ndërtohet në sipërfaqen aktuale të stadiumit, ndërsa vetë territori aktual i bashkisë do shfrytëzohet nga oligarkët e ndërtimit pasi vlera është e lartë duke qenë se është në rrugën kryesore të qytetit.

Rakip Suli bën stadium të ri 2.2 mln euro në Valias, prish

Ende nuk dihet se kujt ia ka premtuar Suli këtë "nder", por ajo që mund të themi është se interesat e nevojat e kamzalinjëve janë lënë në harresë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit