Deputetja e koalicionit qeverisës, Jeta Statovci, nga Lista “Guxo”, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik me veprim e saj të fundit.
Statovci, e cila do të garojë për një mandat të ri në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka realizuar një set fotografik profesional.
Ajo gjatë fotosesionit të realizuar për qëllime promovimi, është shfaqur duke qëndruar mbi libra, një veprim jo fort i përshtatshëm.
Me qëllim që të duket më gjatë, ajo është fotografuar duke qëndruar mbi disa libra të vendosura në dysheme.