Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi janë kapur në flagrancë me 60 kilogramë lëndë narkotike.
Arrestimi i tyre u krye gjatë një postblloku, ku policia ndaloi një automjet me targa shqiptare që shërbente për transport personash. Shoferi i automjetit nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje të qartë për destinacionin e tij, gjë që ngjalli dyshime tek autoritetet.
Gjatë kontrollit të mjetit, u gjetën disa valixhe dhe qese plastike, ku ishin vendosur 60 pako me kokainë, të mbyllura hermetikisht. Lënda narkotike peshonte gjithsej 60 kilogramë.
Të arrestuarit, të cilët nuk rezultojnë me precedentë penalë, akuzohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ata janë dërguar në burgun e Brescias.