Donald Trump ndryshon modelin e flokëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.12.2024, 12:31

Donald Trump ka ndryshuar stilin e flokëve, duke debutuar një pamje të re me flokë të krehur pas, në vend të modelit të tij ikonik të mëparshëm.

Ky ndryshim u pa për herë të parë gjatë një paraqitjeje në Virxhinia dhe ka shkaktuar reagime të shumta online.

Shumë e përgëzuan për guximin për të ndryshuar pamjen, duke e konsideruar më rinor.

Të tjerë e kritikuan këtë lëvizje, duke e krahasuar pamjen e re me atë të djalit të tij, Eric Trump.

Ky ndryshim është interpretuar si një distancim nga imazhi i tij prej dekadash, të cilin e ka përdorur për të qenë lehtësisht i fiksueshëm.

Ai do të jetë në krye të SHBA-ve si president më 20 Janar 2025.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit