Familjarët e kërkonin prej 2 ditësh, 26-vjeçarja në Kukës gjendet e mbytur në kanal

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.12.2024, 11:03

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Orgjost, Kukës, ku një 26-vjeçare është gjetur e pajetë në kanalin e hidrocentralit të fshatit.

Gjatë ekzaminimit nga eksperti mjekoligjor nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 26-vjeçarja me iniciale M.O ka humbur jetën nga mbytja. Më 16 dhjetor, familjarët e saj kishin denoncuar në polici humbjen dhe largimin e saj nga shtëpia.

Hetimet janë duke vijuar dhe materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Kukësit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht. Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit