U përplas me kamionin në aksin Milot-Laç, humb jetën shoferi i ‘dumdumit’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.12.2024, 10:55

Një aksident tragjik ka ndodhur në superstradën Milot-Laç, pranë kryqëzimit me Rrugën e Kombit.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktima është identifikuar si Ded Tosku, 65 vjeç, i cili po udhëtonte me një mjet bujqësor.

Nga informacionet e deritanishme është bërë e ditur se 65-vjeçari është përplasur me pjesën e përparme të trajlerit të kamionit në rrethana ende të paqarta.

Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

“Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Laç”, janë përplasur mjeti kamion me drejtues shtetasin Sh. B. dhe mjeti me drejtues shtetasin D. T. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi D. T., rreth 65 vjeç. Me drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. B., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit