Kërkesa për të ndihmuar të varfrën monetarisht por të pasurën në shpirt Parashqevi Simakun i ka kaluar kufijtë e njerëzores e është kthyer në një luftë shikimesh e vëmendjeje. Kush e kush të kapte i pari viralitetin e momentit me artisten e shquar duke përfituar nga imazhi i saj e duke e përdorur gjendjen e saj emocionale dhe shëndetësore për përfitime personale.
Sytë e të gjithëve momentalisht janë tek këngëtarja shqiptare, historia e jetës të së cilës është tejet e dhimbshme dhe nuk do ishte bërë publike falë mediave.
Hienat po luftojnë të kapin shifra audience e dikush tjetër ka marrë kreditet duke bërë publike bamirësinë që po bën me të teksa e kanë kthyer edhe në imazh të privatizuar.
Ironikisht të njëjtët persona që sot po e përdorin imazhin e Parashqevisë së nderuar për përfitimet e tyre vetjake, dje bënin thirrje për mospublikimin e saj. Për të qeshur është fakti që sot po e përdhosin njëkohësisht atë, duke e përdorur si kavje për të marrë vëmendje, kur të vetmit të duhet ta kishin ekskluzivitetin për t’u përkujdesur për të janë familjarët të cilëve do u dhimbte ta përdornin Parashqevinë për klikime sikundër ata që pretendojnë se po e ndihmojnë atë.
“Të mos e dijë dora e majtë, çfarë dha dora e djathtë”,-thotë një shprehj… gjithçka tjetër pastaj hyn në kufijtë e spektaklit të egër virtual.