Kushti i Grubit për t’u kthyer në Maqedoni, ja çka thuhet?!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.12.2024, 13:11

Sipas burimeve të Faktor.mk nga hetimi, Artan Grubi tashmë ka angazhuar një avokat.

Ai është Vladimir Donevski, ish-avokati i Dragi Rashkovskit, i cili dje ka qenë në Gjykatën Penale për të shprehur mendimin e tij lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

Ai i ka propozuar gjykatësit të procedurës paraprake që klienti i tij, Artan Grubi, është i gatshëm të kthehet menjëherë në vend nëse masa e paraburgimit zëvendësohet me një masë më të lehtë, siç është heqja e dokumentit të udhëtimit.

Gjykatësi ende nuk është shprehur për kërkesën e paraburgimit dhe vendimi pritet gjatë ditës së sotme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit