Status i çuditshëm, kandidati i VV-së për deputet: Albin Kurti po e bën Kosovën me 23 mijë foshnja për 10 muaj.
Një status të çuditshëm e ka bërë në rrjete sociale kandidati i VV-së për deputet, Luan Gacaferi.
Ai ka thënë se falë Albin Kurtit, Kosova po bëhet me 23 mijë foshnje për 10 muaj.
“Albin Kurti përveç se po e bënë Kosovën me fabrika të armatimit, Kosovën po e bënë edhe me gati 23 mijë foshnje në 10 muaj”, ka shkruar ai në Facebook.
Gacaferi njihet për postime të shumta në rrjete sociale, dhe përkrahje në stil militanti për partinë në pushtet.
Ai është pjesë e Listës Guxo.