Armë me gaz dhe thikë gjenden në çantat e dy nxënësve në Suharekë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.12.2024, 18:45

Policia ka njoftuar se në dy raste të ndara, në Prizren dhe në Suharekë kanë ndaluar një person për armëmbajtje pa leje dhe dy të tjerë i ka liruar në procedurë të rregullt.

Në Prizren një personit i është gjetur një armë zjarri në veturë, ndërsa në një shkollë në Suharekë dy nxënësve u janë gjetur një armë zjarri me gaz dhe një thikë.

“Me datën 16.12.2024, njësiti patrullues i stacionit policor në Prizren VERI, gjate një pike kontrolli, kane ndalur një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuarin K.P (M/K), i moshës 24 vjeçar, tek i cili kanë gjetur armën e zjarrit pistoletë, një karikator pa municion dhe katër fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Prizren VERI dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë. Me datën 16.12.2024 Stacioni Policor në Suharekë nga personeli i një shkolle të komunës së Suharekës, është njoftuar se gjatë kontrollit në dy çanta të dy nxënësve të shkollës janë gjetur një (1) armë zjarri me gas dhe një (1) mjet i mprehtë (thikë).”

Janë konfiskuar mjetet dhe kanë intervistuar të dyshuarit në bazë të procedurave ligjore.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll, shfrytëzim apo Posedim i pa autorizuar i armës’’, rast i cili është proceduar në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit