Një qytetare ka ngritur një denoncim në JOQ Albania në lidhje me shërbimin e Albanian Courier.
Sipas saj, një porosi e cila ka mbërritur në postë që më datë 9 dhjetor, ende nuk është i dorëzuar, pavarësisht se afati i dorëzimit ka qenë deri më datë 13 dhjetor.
Sot, më datë 17 dhjetor, qytetarja shprehet e zhgënjyer pasi nuk ka marrë ende asnjë njoftim nga posta dhe porosia nuk ka mbërritur në degën e Durrësit.
“Kam shumë nevojë për këtë porosi dhe nuk mund të pres më gjatë. Përse duhet të kalojnë kaq shumë ditë për një shërbim që duhej të ishte kryer brenda afateve të përcaktuara?” – shprehet ajo.
Qytetarët gjithnjë e më shpesh kanë shprehur shqetësime për vonesat në shërbimin e Albanian Courier, duke kërkuar që kompania të përmirësojë procesin e shpërndarjes dhe komunikimin me klientët.
