Nëser bllokohet rruga Prishtinë-Pejë, kjo është arsyeja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.12.2024, 21:01

Nesër, e mërkurë në trasen e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Infrastrukturës në këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.

Ky është minimi i pestë i masave shkëmbore në këtë rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit