BDI ka reaguar në lidhje me vdekjen e foshnjës shtatë muajshe në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, duke thënë se nuk duhet të kalojë pa përgjegjësi.
“Kjo është hera e pestë që dëgjojmë për humbjen e një jete të re, brenda dy muajve ndërsa sistemi shëndetësor është lënë në autopilot dhe ministri i Shëndetësisë merret me agjenda të partisë. Nga një intervistë në tjetrën, ministri është më shumë në lojra partiake se në ministri, ndërsa më të dashurit tanë po paguajnë çmimin e paaftësisë dhe neglizhencës”.
“Kjo ka kaluar çdo kufi të humanes dhe të pranueshmes. Në emër të përgjegjësisë ndaj qytetarëve, kërkojmë menjëherë dorëheqjen e drejtorit të Klinikës dhe ministrit të Shëndetësisë. Mospërgjegjësia dhe paaftësia e paprecedentë po kushtojnë jetë të fëmijëve tanë më të dashur. Ky është një alarm që nuk mund të injorohet më!”, thonë nga BDI.