Studenti tregon si e përballojnë dimrin në konviktet e ‘QS’: As ngrohje e as ujë të ngrohtë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.12.2024, 23:43

Një student ka dërguar një mesazh përmes redaksisë së JOQ Albania, ku denoncon kushtet e vështira me të cilat ata po përballen në konviktet e Qytetit Studenti, te godinat e reja 11 dhe 12.

Sipas tij, prej fillimit të periudhës së ftohtë mungon uji i ngrohtë dhe ngrohja në këto godina. Ai thekson se kaldajat funksionojnë për vetëm 5-10 minuta në mbrëmje, një kohë e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat bazë të studentëve.

Denoncimi i plotë i studentit:

Përshëndetje JOQ! Po ju shkruaj për t’ju adresuar një problematikë që po haset shpesh këto ditë tek konviktet e Qytetit Studenti, më saktë te godinat e reja 11-12. Nuk kemi ujë të ngrohtë as në mëngjes as në darkë dhe kaldajat i ndezin një herë në darkë rreth 5-10 minuta sa për të thënë që i ndezën. Që kur ka nisur i ftohti është e njëjta problematikë, as ujë të ngrohtë dhe as ngrohje."

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh mes studentëve, të cilët përveç kërkesave akademike, po përballen me kushte të papërshtatshme jetese. Mungesa e ujit të ngrohtë dhe ngrohjes është e papranueshme, sidomos në një periudhë kur temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Studentët u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë urgjentisht për të zgjidhur problemin dhe për të siguruar kushte minimale jetese për studentët.

Institucionet përkatëse duhet të veprojnë menjëherë. Studentët kanë të drejtë për kushte të denja dhe të sigurta jetese në konviktet ku janë strehuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit