Hajduti hiqet si besimtar, futet në xhami dhe vjedh

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.12.2024, 10:40

Një incident i pazakontë ka ndodhur në xhaminë historike të Et’hem Beut në qendër të Tiranës. Një person i dyshimtë, duke u shtirur si besimtar, ka përfituar nga çasti kur besimtarët myslimanë nisën faljen për të vjedhur.

Sipas dëshmitarëve, hajduti ka hapur me mjeshtëri çantën e një prej personave të pranishëm dhe ka marrë një zinxhir me vlerë.

I gjithë veprimi ka ndodhur në heshtje, ndërsa besimtarët ishin të përqendruar në ritualin e tyre fetar.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim mes qytetarëve, të cilët kërkojnë më shumë masa sigurie për të parandaluar raste të ngjashme, veçanërisht në objekte të shenjta si xhamitë.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ STORY (@joq.story)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit