Asgjë s’ka ndryshuar nga 2020! Rrugët e Tiranës të pakalueshme dhe të lëna në harresë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.12.2024, 11:13

Reshjet e ditëve të fundit kanë nxjerrë në pah gjendjen alarmante të infrastrukturës në vend.

Me dhjetëra denoncime kanë mbërritur në redaksinë tonë për rrugë të paasfaltuara, me pellgje uji dhe gropa që shkatërrojnë makinat çdo ditë e më tepër.

Një qytetar i Tiranës ka denoncuar gjendjen e mjerueshme të rrugës "Isuf Xhelili" në njësinë nr.11 si në vitin 2020 ashtu edhe tani që jemi në 2024.

Ai ka treguar se si rruga, vetëm 130 metër larg asfaltit dhe rrugës kryesore, është lënë në harresë nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Banorët e lagjes kanë bërë disa herë ankesa për shtrimin dhe rregullimin e kësaj rruge, por askush s'ka marrë masa deri më tani.

Mjaftojnë pak minuta reshje që rruga të shndërrohet në pellg dhe të mos kalohet as në këmbë e as me makinë.

Denoncimi i qytetarit:

Ckemi jeta o qef kte ju a kam dergu me 21 maj te 2020 qe erjon velia na e la rrugen pergjys edhe akoma nuk esht von dore po ju dergoj dhe tani ne 2024 jan 130 metra rrug qe te bashkohet asfalti me anen tjeter te asfaltit rruga e ka emrin isuf xhelili njesia bashkiake nr 11 bregu i lumit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit