Një incident shqetësues ka ndodhur në qendër të qytetit të Bulqizës, ku një tufë qenësh endacakë ka ndjekur dhe sulmuar një të ri. Pamjet tregojnë të riun që përpiqet të shpëtojë duke vrapuar, ndërsa tufa e qenve e ndjek nga pas.
Në përpjekje për t’u mbrojtur, ai sulmon me shkop, duke u munduar të largohet sa më shpejt për të shmangur kafshimet.
Ky rast ka nxitur shqetësim në qytetarët, të cilët prej kohësh janë ankuar për praninë e lartë të qenve endacakë në zonë.