Përflitej se po arratisej pasi erdhi në Kosovë, reagon Artan Grubi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.12.2024, 14:46

Artan Grubi, politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut i sanksionuar nga SHBA’ja për korrupsion, ka mohuar pretendimet se po synon arratisjen.

Grubi me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se udhëtimi i tij për në Kosovë u bë me dokumente të tija personale dhe se do të kthehej sapo t’i kryejë obligimet.

“Të nderuar, sot kam udhëtuar për vizitë private. Ju lutem mos shpifni dhe shpekuloni“, deklaroi ai.

“Kam udhëtuar me dokumentat e mia dhe sigurimi im personal policor është i njoftuar. Unë sa po të kryej obligimet, do të kthehem në shtëpi pranë familjes“, tha ndër të tjera Grubi.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi të hënën se i ka futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, si dhe gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Behxheti, për shkak të përfshirjes në “korrupsion të madh”.

Në një njoftim për media, DASH tha se Grubi dhe Bexheti “janë përfshirë në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për t’i minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret”.

Në listën e zezë janë futur edhe anëtarët e familjes së ngushtë të Grubit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit