S’pipëtin miza për tunelin e Murrizit, Rrok Gjoka u dend në miliarda

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.12.2024, 09:31

Rreth katër muaj më parë, Belinda Balluku, premtoi hapjen e Tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit brenda muajit dhjetor.

Sot, ndërsa afati i deklaruar ka mbërritur, MIE nuk ka dhënë më asnjë informacion zyrtar mbi ecurinë e projektit.

“Balluku qe premton se ne Dhjetor hapet tuneli i Murrizit ne rrugen e Arbrit nderkohe qe tani qe ka ardhur koha nuk po ndihet me ministria e MIE”,-shkruan një qytetar.

Në korrik, gjatë një inspektimi të segmentit Ura e Çerenecit – Peshkopi, Balluku theksoi ritmet e shpejta të punimeve dhe rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin ekonomik të zonës.

Ajo nënvizoi se ky segment jo vetëm që përmbyll Rrugën e Arbrit, por edhe shkurton distancën mes Dibrës dhe Tiranës, duke e bërë Dibrën një destinacion më të aksesueshëm turistik.

“Me investimet në infrastrukturë, siç është dhe Tuneli i Murrizit, Dibra pritet të ketë një zhvillim të madh ekonomik,” deklaroi asokohe ministrja.

Në atë kohë, në dy kilometrat e parë të tunelit kishte nisur hedhja e shtresave të para asfaltike, ndërsa vazhdonin punimet në pjesët e mbetura të projektit, të cilat synonin shkurtimin e distancës me 2.5 kilometra krahasuar me rrugën ekzistuese Maqellarë-Peshkopi.

Megjithatë, me afatin e premtuar që ka trokitur, mungesa e transparencës dhe informacionit nga Ministria ka ngritur pikëpyetje mbi përfundimin e këtij projekti brenda kohës së deklaruar.

Rrugëtimi i Rrugës së Arbrit mbetet ende i mbuluar nga tymnaja e premtimeve të pambajtura për një rrugë që ka mbi 10 vite që nuk është përfunduar akoma.

Koncesionari Rrok Gjoka vazhdon të thithë paratë e Buxhetit të Shtetit me tunelet që u shemben një herë në muaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit