Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar sot të japë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale.
Ai parashihet të shkojë në objektin e prokurorisë nga ora 09:30.
Kurti është ftuar në cilësinë e dëshmitarit për një rast të keqpërdorimit të pozitës apo autoriteteti zyrtar, por nuk dihet më shumë.
Kjo ftesë i është dërguar kryeministrit Kurti që nga 12 dhjetori, por ende nuk dihet nëse ai do ta paraqitet para Prokurorisë.
Ai ishte pyetur nëse do ta respektojë ftesën e institucionit, por u përgjigj me vetëm: ”Jam me nxitim…!”.